Fjalë Kyçe

Policia nuk arrin të kap Turkun që gjuajti 21 plumba ndaj një personi në mes të qytetit

Policia nuk arrin të kap Turkun që gjuajti 21 plumba ndaj një personi në mes të qytetit

Ndonëse terrorizoi Prishtinën me shkrepjen e 21 plumbave në drejtim të Ardi Pajazitit, vëllait të Andit, i njohur si “italiani”, Hamdi Novobërdaliu me nofkën “turku” ndodhet ende në arrati.

Rasti ndodhi teksa vetura e Ardi Pajazitit ishte në lëvizje dhe u filmua nga personat që e panë ngjarjen me sy.

Rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës dhe ndonëse kanë kaluar disa ditë nga ky incident, “turku” ndodhet akoma në arrati.

Ndryshe, Hamdi Novobërdaliu – “turku” në vitin 2018  ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me katër vjet burg për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.