Fjalë Kyçe

Policia parandalon dy raste të kontrabandimit të pulave nga Serbia

Policia parandalon dy raste të kontrabandimit të pulave nga Serbia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar dy raste të kontrabandës me mallrat ë shtunën. Në të dyja rastet Policia ka thënë se bëhej fjalë për kontrabandim të pulave nga Serbia për në Kosovë.

Në rastin e parë rreth orës 1 pas mesnate në fshatin Zhabar të Mitrovicës është ndaluar një kamion me targa të Kosovës dhe janë gjetur 200 pula të kontrabanduara nga Serbia.

“Rreth orës 01:00, në fshatin Zhabar-K.K. Mitrovicë, është ndaluar kamioneta Volkswagen LT46, ngjyrë kaltër mbyllur, me targa RKS (02), me rreth 200 (dyqind) pula të kontrabanduara nga territori i Serbisë, me vozitës E.M., mashkull/kosovar, 37-vjeçar, me banim në Mitrovicë”, ka njoftuar policia.

E në rastin e dytë në fshatin Bube të Zubin-Potokut është ndaluar në veturë Mercedes Benz me targa të Kosovës, ndërsa i janë zbuluar 550 pula të kontrabanduara nga Serbia.

“Rreth orës 18:30, në fshatin Bube-KK. Zubin Potok, është ndaluar kamioneta Mercedes Benz, ngjyrë e gjelbër, me targa RKS (02), me rreth 550 (pesëqind e pesëdhjetë) pula të kontrabanduar nga territori i Serbisë, me vozitës H.B., mashkull/kosovar, 50-vjeçar, me banim në Mitrovicë”, ka njoftuar policia.

Policia ka thënë se kamionitet dhe malli i kontrabanduar është dërguar në terminal doganor në Mitrovicë për procedura të mëtjejme nga Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.