Policia e Kosovës është duke e bastisur një objekt në komunën e Zveçanit, ku janë gjetur disa thasë me rërë të cilët janë përdorur si llogore në barrikadat te hyrja e kësaj komune.
Zëvendësdrejtori i policisë në veri të vendit, Veton Elshani ka thënë për Reporteri.net se thasët janë tërhequr pasi kanë pasur informacion se të njëjtat mund të përdoreshin sërish.
“Policia e Kosovës ka pranuar informacione se në një objekt publik në komunën e Zveçanit, ka disa gjera materiale te cilat janë shfrytëzuar nga grupet terroriste serbe ne kohen e barrikadave. Sot, gjatë kontrollave qe ka bere policia ka konstatuar se në katin e trete te kësaj ndërtese janë dhjetëra thasë te mbushur me rërë qe kanë qene si istikame për te sulmuar Policinë dhe ne mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimit te rrugës kryesore që të dërgon ne Zveçan, ka thënë Elshani për Reporteri.net.
Dyshohet se konsumoi drogë, Lulzim Hetemi shkarkon Dragana Miletiqin nga pozita e nënkryetarës
Tutje Elshani ka bërë të ditur se ky objekt është shfrytëzuar nga pjesëtarët e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut.
“Ky objekt publik është shfrytëzuar nga pjesëtarët e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut. Kjo është edhe një dëshmi se grupet kriminale kane qenë te armatosur rëndë dhe kane pasur plane qe te sulmojnë Policinë e Kosovës në rast se ata do të tentonin ti largonin barrikadat”, ka thënë Elashni për Reporteri.net.