Fjalë Kyçe

Policia po merret rastin e dëmtimit të kabllove në zyrat e LDK-së

Policia po merret rastin e dëmtimit të kabllove në zyrat e LDK-së

Policia e Kosovës është duke u marrë me dëmtimin e kabllove që ka ndodhur në Selinë Qendrore të LDK’së.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga Policia e Kosovës kanë sqaruar se nuk bëhet fjalë për thyerje të zyrës së Lidhjes Demokratike.
Zëdhënësja e policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se bëhet fjalë për dëmtim të disa kabllove në atë lokacion.
Ajo ka deklaruar se informacioni po trajtohet nga zyrtarët kompetent.

“Kemi pranuar informatën për dëmtim të disa kabllove në atë lokacionin, informata është duke trajtuar nga zyrtarët kompetent”, ka deklaruar Ahmeti.
Për dëmtimin e zyrave të LDK’së, ka folur sot edhe deputeti i kësaj partie Arban Abrashi.

“Sot prej administratës jemi njoftuar se kabllot edhe të internetit edhe të kamerave janë këputur. Me siguri nga persona të papërgjegjshëm. Kemi njoftuar Policinë. Realisht kjo është e papranueshme”, ka thënë Abrashi.