Fjalë Kyçe

Policia publikon ftesën që ia dërgoi Molliqajt për t’u paraqitur vullnetarisht në stacion

Policia publikon ftesën që ia dërgoi Molliqajt për t’u paraqitur vullnetarisht në stacion

Pas shumë polemikave, Policia e Kosovës ka qartësuar rrethanat mbi ftesën që i është bërë Dardan Molliqajt më 31 janar për t’u paraqitur vullnetarisht në stacion.

Ky veprim i Policisë vjen pasi që akterë të PSD-së akuzuan Policinë se ka arrestuar Molliqajn pa i dërguar ftesë atij për t’u paraqitur në stacion, shkruan lajmi.net.

“Me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, Policia e Kosovës publikon ftesën/vërtetimin mbi dorëzimin e thirrjes së dërguar personit D.M”, thuhet në komunikatë.