Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për zyrtarë policorë për të gjitha komunitetet, raporton Express.
Ata që do të pranohen do të angazhohen në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Veri.
Nuk sëmurem sepse pastroj enët e mia të gjakut. Shënoni recetën
Kandidatët që aplikojnë duhet të jenë: shtetas të Republikës së Kosovës, të jenë të moshës 18-30-vjeçar, të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm, të jenë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale, të mos jenë të dënuar për ndonjë vepër penale, të mos posedojnë tatuazhe në ndonjë pjesë të dukshme të trupit dhe të kenë integritet personal dhe vlera të larta etike.
Ata do t’i nënshtrohen testit me shkrim, testit të aftësive fizike, intervistës, testit psikologjik, kontrollit mjekësor dhe do t’u verifikohet e kaluara.
“Formularët për aplikim mund të merren në zyrat e personelit të drejtorive rajonale, në stacionet policore ose të tërhiqen nga ueb faqja e PK-së: ëëë.kosovopolice.com. Aplikacioni për konkurrim duhet të dorëzohet së bashku me kopjet e dëshmive të kërkuara si më lart pika C. personalisht në zyrën e personelit pranë drejtorive rajonale në Prishtinë, Mitrovicë Jugu, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë Veri dhe Gjakovë, çdo ditë pune prej orës 09:00-15:00”, thuhet në njoftim.
Konkursi është i hapur deri më 27 korrik, në ora 16:00.
Ndryshe, një konkurs i tillë ishte hapur edhe në janar të vitit të kaluar, pas dorëheqjeve të rreth 500 policëve serbë.