Fjalë Kyçe

Policia shqiptare jep detaje për aksidentin ku vdiqën katër kosovarë: Një fëmijë në gjendje të rëndë

Policia shqiptare jep detaje për aksidentin ku vdiqën katër kosovarë: Një fëmijë në gjendje të rëndë

Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë në Rrugën e Kombit ku humbën jetën katër kosovarë.

Policia me anë të një njoftimi për media ka konfirmuar se viktima të këtij aksidenti janë prindërit  dhe dy fëmijët.

Ndërkaq, fëmiu i tretë i moshës së mitur është në gjendje të rëndë.

Siç raportohet nga mediat shqiptare, fëmiu i cili është lënduar rëndë është i moshës 5-vjeçare.

Njoftimi i plotë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.