Fjalë Kyçe

Policia s’i lë të hyjnë qytetarët në komunat e karantinuara, Zemaj paralajmëron mbyllje edhe në komunat e tjera

Policia s’i lë të hyjnë qytetarët në komunat e karantinuara, Zemaj paralajmëron mbyllje edhe në komunat e tjera

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se po respektohen masat e marra të premten dhe për këtë po falënderon Policinë e Kosovës.

Ai tha se masat e reja për të ndaluar të gjitha hyrjet dhe daljet në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Gjilan, Gjakovë, Podujevë dhe Shtime, po respektohen, njofton Klan Kosova.

“Falënderoj Policinë e Kosovës për përkushtimin e madh. Në zbatimin e rreptë të masave janë edhe Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale dhe shtabet komunale për zbatimin e Ligjit anti COVID-19, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19”.

“Bashkë me IKSHPK-në po përcjellim me vëmendje situatën epidemiologjike, bazuar në hartën e rasteve me COVID-19 për 100 mijë banorë, nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja në komunat të tjera, edhe ato do të mbyllen. Ju lus të keni kujdes, rreziku nga virusi ekziston dhe për shkak të mos përmbushjes së rekomandimeve”, ka shkruar ai.