Fjalë Kyçe

Policia thotë se një person u lëndua në vetëaksidentin në Fushë Kosovë

Policia thotë se një person u lëndua në vetëaksidentin në Fushë Kosovë

Një person ka mbetur i lënduar në një vetëaksident në Fushë Kosovë.

Në Fushë Kosovë një person është lënduar si pasojë e rrokullisjes së veturës së tij, raporton lajmi.net.

Sipas Daut Hoxhës, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, vetëaksidenti ka ndodhur rreth orës 19:50, përderisa ende nuk dihen shkaqet e këtij vetëaksidenti.

“Sonte rreth orës 19:50 min, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, një vetëaksident me lëndime trupore. Sipas raportimeve fillestare një person është lënduar, ndërsa policia është duke trajtuar rastin”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.

Theksojmë se në bazë të pamjeve që janë publikuar në medie, shihet se vetura është rrokullisur në mes të rrugës.