Fjalë Kyçe

Politikani serb thotë se Vuçiq e shiti Kosovën për disa hua amerikane

Politikani serb thotë se Vuçiq e shiti Kosovën për disa hua amerikane

Politikani serb, Mlladjan Gjorgjeviq, ka akuzuar sot presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, se e ka shitur Kosovën për disa hua amerikane.

Këto deklarata Gjorgjeviq i ka bërë pasi DFC-ja amerikane ka hapur dje zyrën në Beograd, raporton Express.

“Ky është një mashtrim tjetër për qytetarët e Serbisë që rrjedh nga e ashtuquajtura marrëveshje e Washingtonit. Vuçiq e shiti Kosovën për disa hua amerikane”, ka thënë Gjorgjeviq.

Ai tutje ka thënë se tashmë po shihet që marrëveshja e Washingtonit nuk ka të bëjë me investime direkte financiare, por ekskluzivisht borxhe të reja që sipas tij do të duhet t’i paguajnë qytetarët e Serbisë.

Politikani serb ka akuzuar gjithashtu Vuçiqin që i ka acaruar raportet me Rusinë dhe Kinën dhe se ia ka servuar Kosovës në pjatë njohjen nga Izraeli.