Kenan Haxhihamza, portieri i Gjilanit, bëri një paraqitje mbresëlënëse mbrëmë në derbin kundër Dritës.
‘Gardiani’ i Gjilanit bëri një pritje mahnitëse në fund të ndeshjes, për t’ia fituar një pikë skuadrës së tij.
Ndërkaq, pas ndeshjes, Haxhihamza ka thënë se skuadra e tij bëri një paraqitje të mirë në mbrojtje.
“Besova se dhjetë minutat e fundit do të jenë shumë intensive. Luajtëm mirë në mbrojtje”, tha fillimisht Haxhihamza.
“Rasti i Nwabueze? Për atë punë jam të gjendem në momentin e duhur”, shtoi Haxhihamza.
Ndryshe, derbi i mbrëmshëm mbaroi pa gola 0:0.