Fjalë Kyçe

Portieri i Liverpool e përfshin në festën e triumfit gruan e tij shtatzënë

Portieri i Liverpool e përfshin në festën e triumfit gruan e tij shtatzënë

Alisson Becker e ka festuar fitoren e Liverpool me gruan e tij.

Në finalen e madhe në Madrit, Liverpool doli fituese kundrejt Tottenham, shkruan lajmi.net.

Më pas nuk ka pasur se si të mungoi festa pas marrjes së trofeut, ku lojtarëve iu bashkangjit edhe portieri Alisson Becker.

Ai më pas mori në telefon gruan shtatzënë të cilën e përfshiu në festën e madhe të triumfit.

Becker familjen e tij ua tregoi të gjithëve derisa po fliste me ta, kështu duke e kthyer telefonin nga kamerat.

Kjo për faktin se gruaja e tij nuk pati mundësi të udhëtoi për në Madrid pasi është në muajin e fundit të shtatzënisë.

Çifti bashkë kanë edhe një vajzë.