Fjalë Kyçe

Portieri i sulmuar nga tifozët dërgohet në spital me autoambulancë

Portieri i sulmuar nga tifozët dërgohet në spital me autoambulancë

Tollovi e madhe u krijua në derbin e Superligës mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Nga një goditje këndi, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.

Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, shkruan express.

Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Ndeshja është ndërprerë tash e një kohë.