Fjalë Kyçe

Portieri mungon në ndeshje, pasi e djeg dorën duke pjekur biftek

Portieri mungon në ndeshje, pasi e djeg dorën duke pjekur biftek

Portieri austriak, Crhistopher Knett, u detyrua të mungojë në ndeshjen e Panetolikos kundër Panathinaikosit, pasi e kishte djegur dorën duke pjekur biftek.

30-vjeçari është portieri i parë i Panetolikos, por ai nuk ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen e së hënës në Superligën greke, transmeton Gazeta Express.

Në një bisedë me transmetuesin Nova, Knett zbuloi se kishte munguar shkaku i aksidentit në kuzhinë.

“Nuk do të jem pjesë e kësaj ndeshjeje por do të jem mirë për javën e ardhshme. Gjithçka do të jetë në rregullt”, tha Knett.

Duke folur për djegien që e kishte pësuar, ai tha: “Ndodh”.

Kur u pyet nëse ishte në gjendje ta mbaronte gatimin e biftekut, Knett theksoi: “Bashkëshortja ime gatoi”.

Pentolikosit nuk i mungoi aspak Knetti të hënën mbrëma, sepse zëvendësuesi i tij Nikolaos Melissas nuk e lejoi që porta e tij të mposhtej në fitoren 1:0.