Fjalë Kyçe

Porto nuk arrin ta thyejë rekordin e Milanit, vetëm e barazon

Porto nuk arrin ta thyejë rekordin e Milanit, vetëm e barazon

Porto nuk ka arritur të thyejë rekordin e Milanit për më shumë ndeshje pa humbje, por vetëm duke barazuar këtë shifër të jashtëzakonshme prej 58 ndeshjeve.

Kuqezinjtë fillimisht arritën këtë seri prej 58 ndeshjesh të Serisë A pa humbje nga maji 1991 deri në mars 1993, derisa humbën me rezultat 1-0 ndaj Parmës, falë golit të Faustino Asprillas.

U deshën dy trajnerë të ndryshëm për të vazhduar atë seri, fillimisht Arrigo Sacchi dhe më pas Fabio Capello, shkruan footballitalia.

Porto kishte arritur të barazonte 58 ndeshjet në ligën portugeze dhe ishte në gjendje të vendoste një rekord të ri këtë mbrëmje kundër Sporting Braga.

Sidoqoftë, skuadra e Sergio Conceicaos u mund 1-0 në Braga nga një gol i Ricardo Hortas dhe më së shumti kanë qenë në gjendje të shkruajnë emrin e tyre së bashku me Milanin në librat e historisë.

Porto nuk kishte humbur një ndeshje të Primeira Liga që nga 30 tetori 2020, kur humbën me rezultat 3-2 kundër Paços Ferreira.

Rekordi i mëparshëm në Portugali ishte 56 ndeshje të pamposhtur për Benfica-n.

Nëse shikohet jashtë gjashtë ligave më të mirave evropiane, këtë record e mban Steaua Bukureshtit me 104 ndeshje pa humbje, nga qershori I 1986 deri në shtator të 1989.