Autoritetet portugeze kanë raportuar rekord të ri të vdekjeve ditore si pasojë e koronavirusit.
Janë 234 raste të reja të raportuara brenda 24 orëve të fundit, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se janë 13 mijë e 987 raste të reja të të prekurve me këtë virus, që paraqet numrin e dytë më të lartë të paraqitjeve të rasteve nga përhapja e COVID-19.