Fjalë Kyçe

Posa vjen në Kosovë, mërgimtari del dhe gjuan me Kallashnikov

Posa vjen në Kosovë, mërgimtari del dhe gjuan me Kallashnikov

Një mërgimtar kosovar me inicialet F.B., i cili jeton në Itali me të ardhur në Kosovë për festat e fundvitit ka gjuajtur me Kallashnikov.

I riu nga Drenica, me anë të një videoje të postuar shihet se ka shkrepur disa plumba, gjë që ka rrezikuar jetën e të tjerëve.

‘Qeshtu kur t’mer malli për Kosovë’, thuhet në shkrimin e bashkangjitur në videon e publikuar nga vet ai, ku shihet duke gjuajtur me armë para shtëpisë së tij.

Kujtojmë se gjestet e tilla janë të ndaluara pasi që qysh nga paslufta ka pasur raste kur plumbat qorr kanë rezultuar me marrje jetësh dhe me lëndime të rënda ndaj njerëzve.

Ditë më parë, kryetari I Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike për festat e fundvitit, duke lejuar përdorimin e tyre vetëm në 60 minutat e fundit të së 31 dhjetor dhe 30 minutat e parë të 1 janarit, ndërsa për mjetet e tjera si gjuajtja me armë, po punohet për t’i ndaluar rreptësisht.