Fjalë Kyçe

Prandelli i lumtur që do ta drejtoj Genoan

Prandelli i lumtur që do ta drejtoj Genoan

Cesare Prandelli është prezantuar trajner i ri i Genoas.

Tekniku italian nga sot zyrtarisht do të zëvendësojë Juriçin e shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta, transmeton Gazeta Alo.

Prandelli tha se e ka pritur momentin e duhur për t’iu rikthyer zejes së trajnerit. Ai thotë se kam marrë vendimin e duhur për ta drejtuar Genoan.

“Prisja momentin e duhur për t’u rikthyer ne stol. Mora një vendim të rëndësishëm”, tha Prandelli.

Genoa aktualisht ndodhet në pozitën e 14-të me 15 pikë të tubuara në Seria A. /Gazeta Alo/