Fjalë Kyçe

Prapaskenat e këngës “Paris”, Xhensila tregon se kush është gjithmonë krah saj

Prapaskenat e këngës “Paris”, Xhensila tregon se kush është gjithmonë krah saj

Xhensila Myrtezaj ka sjellë prapaskenat e këngës “Paris”.

Xhensila Myrtezaj tri ditë më parë publikoi projektin e ri muzikor me titull “Paris”, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka ndarë me ndjekësit disa video në Instagram, përmes së cilave sjell pamje nga prapaskenat e xhirimit të klipit.

Në video, pranë saj shfaqet bashkëshorti Bes Kallaku, për të cilin thotë se është gjithmonë krah saj.

Kujtojmë se kënga “Paris” nga Xhensila Myrtezaj ka marrë mbi 1 milion klikime në kanalin “YouTube”.