Fjalë Kyçe

Prej 1 korrikut pritet lehtësim i masave për hotelerinë

Prej 1 korrikut pritet lehtësim i masave për hotelerinë

Pas datës 1 korrik pritet të ketë masa lehtësuese për sektorin e hotelerisë, por gjithmonë duke u bazuar në situatën epidemiologjike.

Kështu ka deklaruare përfaqësuesi i departamentit të estradës në Odën e Hotelerisë, Afrim Muçiqi.

“Është lajm i gëzueshëm për sektorin që ne përfaqësojmë, dhe sado pak e ka kthyer atë shpresën e këtyre bizneseve që më në fund t’i kthehen një normaliteti pasi që masat janë më të mirat në rajon, nuk është ashtu siç e kemi pritur por 95% e atyre propozimeve që ne si odë i kemi bërë, kanë kaluar”, tha ai për eo.

“Në takimin e parë që kemi pasur me zyrtarët e qeverisë jemi dakorduar që këtë manual deri me datën 1 korrik ta respektojmë varësisht prej rasteve epidemiologjikë në nivel vendi atëherë shpresoj që me 1 korrik të kemi masa të tjera dhe të shkojmë drejt normalitetit”, ka shtuar Muçiqi.

Ndërsa, për pakon e rimëkëmbjes e cila shumë shpejt do të prezantohet nga Qeveria, Muçiqi tha se duhet të jenë të përfshirë edhe këta të fundit dhe me një vlerë më të madhe jo nga ajo që ka qenë prej 170 euro për punëtorët.

“Unë mendoj që është dashtë që ministria e Ekonomisë dhe e Financave të na kenë parasysh, mirëpo duhet të na kenë parasysh që të rritet kjo vlerë e rimëkëmbjes ekonomike”, tha ai.

Në fund Muqiqi tha se për t’u rimëkëmbur ky sektor kërkon edhe dorën e shtetit.