Fjalë Kyçe

Prej fillimit të pandemisë janë kryer mbi 50 mijë teste, kurse pozitiv kanë dalë mbi 13 mijë veta

Prej fillimit të pandemisë janë kryer mbi 50 mijë teste, kurse pozitiv kanë dalë mbi 13 mijë veta

Kosova ka regjistruar 119 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Numri total i rasteve pozitive është 13 mijë e 334 nga gjithsej 50 mijë e 683 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Që nga fillimi i pandemisë, 516 e kanë humbur jetën në përballje me virusin.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 118 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 mijë e 473 raste.

3 mijë e 345 persona e kanë akoma aktiv virusin.