Fjalë Kyçe

Prej nesër do të ndryshojë moti, ky është parashikimi i IHMK-së

Prej nesër do të ndryshojë moti, ky është parashikimi i IHMK-së

Këtë javë në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga nesër do të ketë mot me diell dhe vranësia të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Riga shiu parashihet të ketë nga dita e enjte.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-8 m/s.