Java e fundit e muajit korrik do të përcillet me mot të nxehtë. Do të ketë edhe vranësira të cilat do t’i takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.
Këto masa të nxehta me origjinë nga Afrika do të mbesin të stacionuara mbi vendin tonë gati gjatë gjithë javës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 27 deri 35 gradë Celsius.