Fjalë Kyçe

Prej nesër të gjithë personave që hyjnë në Kosovë do t’u kërkohet testi PCR

Prej nesër të gjithë personave që hyjnë në Kosovë do t’u kërkohet testi PCR

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që nga nesër të gjithë qytetarët e Kosovës që hyjnë në Kosovë, duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.

Ata që nuk do ta kenë testin, duhet të vetizolohen për 7 ditë. Kjo ëshë një prej disa masave të mara sot në mbledhjen e Qeverisë Hoti.

“Përjashtim bëjnë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër, që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Ditëve të fundit është shtuar numri i bashkatdhetarëve që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.