Fjalë Kyçe

Prekazi ‘tallet’ me Gjilanin dhe Dritën

Prekazi ‘tallet’ me  Gjilanin dhe Dritën

Rafet Prekazi, selektori i kombëtares U21 të Kosovës, duke analizuar ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Dritës për Supersport Kosova bëri një konstatim që mund të tingëllojë shumë i rëndë për këto dy ekipe, por në analizë i paraqiti disa argumente konkrete dhe një pasqyrë të IPKO Superligës.

“Këto janë kushtet e Kosovës dhe ne nuk mund të analizojmë ndeshjet e Kosovës njëjtë si Barcelonën e Realin. Në pjesën e dytë nuk di a kanë qenë 15 minuta lojë aktive. Ka pasur vazhdimisht shumë ndërprerje dhe ekipet e humbnin topin, madje kryesisht në mesin e fushës”, pohoi Prekazi.

Sipas Prekazit është shumë problematike, “që në fushë të mirë dhe të madhe, ekipet e kanë problem të luajnë dhe e humbin topin, pa qenë fare nën presion të kundërshtarit”.

Prekazi tha se në dy minuta te fundit të kohës së rregullt dhe minutat shtesë janë krijuar raste të mira shënimi sepse ekipet i lëshoi shumë koncentrimi, jo pse u krijuan aksione që buronin nga mesfusha.

Prekazi në analizën e tij po ashtu deklaroi se kartonët e kuq kanë ndikuar në mënyrën e si ekipet i janë qasur ndeshjes dhe kjo vlen sidomos për Gjilanin, që mund të ketë qenë i kënaqur me barazim.