Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.
“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti.
Numri i personave të prekur me Covid-19 ka ardhur duke u rritur gjatë ditëve të fundit në Kosovë.