Kosova është vendimi më pagën më të vogël minimale në rajon, përkundër premtimeve të shumta, ajo nuk u rrit më asnjëherë që nga viti 2011, në kohën kur kishte qeverisur Hashim Thaçi.
Paga minimale në Kosovë, ndonëse sipas Ligjit të punës do të duhej të përcaktohej çdo vit, që nga viti 2011 vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.Këshilli Ekonomik-Social, i cili përfshinë përfaqësuesit e punëtorëve, bizneseve dhe institucionet e vendit, qysh në vitin 2017 kishte propozuar që paga minimale të rritet, mirëpo propozimet e dhëna deri më tani nuk kanë hyrë në fuqi.
Ndonëse, jemi në prag të zgjedhjeve dhe paritë politike vazhdojnë me premtime për rritje të pagës minimale, ekspertë të çështjeve ekonomike në Kosovë janë skeptik se mund të realizohet kjo.Nga aspekti ekonomik, profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Musa Limani, duke folur për lajmi.net shprehet skeptik se Qeveria e ardhshme do të bëjë diçka në këtë drejtim, kjo edhe për shkak edhe të gjendjes së krijuar nga pandemia.
Ai ka thënë se përkundër propozimeve për rritje të pagës minimale, ende nuk është arritur asgjë në këtë drejtim.“Kaherë flitet për përcaktimin e pagës minimale, mirëpo asnjëherë deri më tani nuk janë marr institucionet përkatëse, përkatësisht Qeveria e Kosovës, nuk ka marrë ndonjë vendim ose nuk është nxjerr ndonjë ligj mbi përcaktimin e pagës minimale.
Sipas llogaritje të mijave me kuotën ndërkombëtare, se si llogaritet paga minimale, pra si bazë e ka shportën e jetesës, e cila llogaritet në bazë të indeksit paga minimale në Kosovë, faktikisht unë e kam llogaritur për vitin e kaluar, ka qenë 350 euro. Prandaj është propozuar një gjë e tillë që të ndryshohet, por mesa unë kam njohuri Qeveria nuk ka nxjerr ndonjë ligj në këtë drejtim”, ka thënë Limani.
Megjithatë, ai thotë se Qeveria e Kosovës pos prioriteteve tjera, prioritet duhet ta ketë edhe përcaktimin dhe realizimin e pagës minimale.
“Sa i përket mundësisë, mendoj se duke pas parasysh situatën epidemike dhe situatën sociale, largimin e punëtorëve, mandej falimentimi i disa bizneseve, pra na mungojnë mjetet buxhetore dhe nuk ka se si, sipas mendimit tim, të sigurohen mjetet për pagën minimale e cila është reale aty diku 250 deri në 300 euro. Prandaj është një problem në vete dhe paraqet një problem të madh për qeverinë e ardhshme të Kosovës. Sido që të jete Qeveria e Kosovës pos prioriteteve tjera, prioritet duhet ta ketë edhe përcaktimin dhe realizimin e pagës minimale”, ka thënë ai.
Rritja e pagës minimale në vend ishte një nga premtimet kryesore edhe i Qeverisë Kurti edhe i Qeverisë Haradinaj, por as në pushtetin e tyre nuk pati ndonjë ndryshim.Paga minimale në Kosovë ka mbetur e njëjtë që nga viti 2011, ndërsa çmimet e konsumit kanë shënuar rritje.
Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut, paga minimale bruto është 282 euro, sipas Eurostat. Në Mal të Zi është 331 euro. Paga më e lartë minimale në rajon është në Serbi, me 343 euro.Në përgjithësi, pagat minimale në rajon janë shumë më të ulëta në raport me vendet e Bashkimit Evropian. /Lajmi.net/