Fjalë Kyçe

Presidenca çeke dorëzon draftin për vizat, afati lëviz deri më 1 dhjetor 2023

Presidenca çeke dorëzon draftin për vizat, afati lëviz deri më 1 dhjetor 2023

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka dorëzuar te shtetet anëtare draftin e ri tё tekstit pёr liberalizimin e vizave pёr Kosovёn por datёn e zbatimit e ka lёvizur pёr njё muaj, pёrkatёsisht nga nёntori nё dhjetor tё vitit tё ardhshёm.

“Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet vetëm nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se mё 1 dhjetor 2023.”, thuhet nё draftin mё tё ri.

Me kёtё edhe ka nisur procedura e heshtur e cila nёnkupton procedurё tё thjeshtësuar tё miratimit ku jepet njё afat i caktuar kohor pёr reagim tё mundshëm tё shteteve anëtare.

Me kёtё rast, nёse deri tё mёrkurёn mё 16 nёntor nё orёn 2, nuk reagon, pёrkatsisht kundёrshton asnjё shtet anёtar i Bashkimit Evropian, atëherë konsiderohet se teksti nё fjalё ёshtё miratuar dhe dosja e vizave kalon nё nivel politik.

Shtyrja pёr njё muaj nga burimet diplomatike shpjegohet me faktin se 1 nёntori nё agjendёn e BE-sё akoma qëndron si afat i mundshëm kur ETIAS duhet tё jetё plotёsisht funksional dhe me kёtё rast edhe hyn nё fuqi liberalizimi i vizave.

Nё rast tё shtyrjes sё sёrishme tё ETIAS-it, atëherë lejohet qё kosovarёt tё lёvizin lirshёm mё sё voni mё 1 dhjetor nё mёnyrё qё çёshtjet eventuale teknike nё nivel evropian tё mos cenojnë lёvizjen e lirё pёr shtetasit Kosovarë.

Nёse teksti miratohet mё 16 nёntor, i njëjti kalon fillimisht tek ambasadorët e shteteve anëtare e mё pas nis i ashtuquajturi trialog, ku pёrfshihen tё gjitha institucionet evropiane, Komisioni Evropian, Parlamenti evropian si dhe Këshilli i ministrave tё BE-sё.

Parlamenti Evropian dhe ministrat duhet sёrish tё votojnë pёr liberalizim.

Parlamenti Evropian me vite ka qenё nё favor tё liberalizimit, ndёrsa nё Kёshill tё BE-sё votimi bёhet me shumicë tё kualifikuar qё nënkupton votёn e 55 pёr qind tё shteteve e tё cilat reflektojnё 66 pёr qind tё popullatёs sё përgjithshme tё Bashkimit Evropian.

Presidenca çeke ende ёshtё optimiste se tё gjitha procedurat legjislative mund tё pёrfundojnё deri nё fund tё kёtij viti./rtk