Fjalë Kyçe

Presidenti Ademi uron popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë

Presidenti Ademi uron popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në emrin e tij dhe KE të FFK-së, e ka uruar ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe gjithë popullin amerikan, me rastin e 243 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“4 Korriku është përkujtues për të gjithë ne se sa është e rëndësishme liria si një nga të drejtat fundamentale të individit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shembulli më i mirë se si mbrohet dhe luftohet për këtë të drejtë, jo vetëm në territorin e saj por kudo në botë. Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse ndaj SHBA-së që është përkrahësja dhe aleatja më e madhe në betejën drejt lirisë dhe proceseve shtet-formuese”, ka shkruar ndër të tjera presidenti Ademi në urimin për ambasadorin amerikan, Kosnett.

Urimi i plotë i presidentit Ademi: