Presidenti brazilian Jair Bolsonaro të hënën në mëngjes është shtruar në një spital në Sao Paulo.
Mediat e huaja raportojnë se presidenti fillimisht pati dhimbje të barkut dhe dyshohet se ka një problem me zorrët.
Sipas informacioneve Bolsonaro dyshohet të ketë një bllokim të zorrëve, një problem që e kishte shfaqur edhe në të kaluarën, përcjell dosja.al. Në muajin korrik ai u shtrua në spital për shkak të një rasti të rëndë të lemzës, ku gjatë një kontrroli të specializuar u zbulua se kishe probleme me bllokimin e zorrëve.
Gjithashtu në korrik të vitit 2018 presidenti brazilian u godit me thikë gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe iu nënshtruar disa herë operacionit në stomak.