Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se ka bërë sot dekretimin e tre ligjeve.
Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare.
Kështu ka njoftuar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një postim ne rrjetin social facebook.
“Sot i dekretova këto tri ligje tejet të rëndësishme që ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë”, ka shtuar presidenti.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/4203580929712234/?type=3