Fjalë Kyçe

Presidenti Hasani vizitoi Festivalin e Tenisit “Tennis Fest 2019”

Presidenti Hasani vizitoi Festivalin e Tenisit “Tennis Fest 2019”

Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, kanë vizituar sot festivalin e tenisit “Tennis Fest 2019”, shkruan Gazeta Alo

Organizuar nga Federata e Tenisit të Kosovës (FTK), “Tennis Fest 2019” po mbahet në platonë e Sheshit Zahir Pajaziti në Prishtinë, ndërsa po marrin pjesë qindra fëmijë të shkollave fillore në kryeqytet.

Presidenti Hasani dhe drejtori Alaj u mirëpritën nga drejtuesit e FTK-s, me në krye kryetarin Mehdi Jashari dhe sekretaren gjenerale, Fjolla Ibishi, të cilët i përgëzuan për idenë dhe organizimin e këtij festivali.

Më pas, presidenti Hasani takoi edhe trajnerët dhe fëmijët, shumica e të cilëve për herë të parë mbanin reketin e tenisit në dorë.
Festivali i tenisit do të vazhdojë edhe nesër (e enjte). /Gazeta Alo