Dy rezultate aspak të pritura për Ballkanin pas rifillimit të garës në futbollin kosovar kanë luhatur jo pak këtë ekip.
Pas barazimi pa gola ndaj Feronikelit në gjysmëfinalen e Kupës, tashmë skuadra e Ismet Munishit ka përsëritur rezultatin edhe në kuadër të xhiros së 23-të të kampionatit ndaj Drenicës.
Ky rezultat ka bërë që ‘portokallinitë’ të humbasin vendin e parë, vend që tashmë e zë skuadra e Dritës.
Por, këto rezultate nuk e kanë lëkundur aspak qëndrimin e presidentit të klubit, Arsim Kabashin, për kreun e shtabit teknik, shkruan Gazetasheshi.com.
Kabashi i beson punës së Munishit, derisa i ka garantuar atij që e ka të sigurtë pozitën e shefit të shtabit teknik te ky klub edhe për shumë vite.
Ja postimi i plotë i Kabashit:
Munishi më parë ishte trajner në klubet si Vëllaznimi, Feronikeli, Besa, Drita, Hajvalia dhe Llamkos Kosova.
https://www.facebook.com/arsim.kabashi/posts/2583081101795563