Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka deklaruar se nuk do të marrë vaksinë anti-covid.
Këto deklarime Bolsonaro i bëri të enjten duke shprehur skepticizëm ndaj programeve të vaksinimit për koronavirus. Ai ka qenë dyshues edhe ndaj bartjes së maskave si masë mbrojtëse, duke thënë se ka pak prova që e tregojnë efektin e mbajtjes së tyre në parandalimin e përhapjes së virusit.
Brazili renditet ndër vendet me më së shumti raste të vdekjeve dhe infektimeve me koronavirus. Tash e disa muaj, janë regjistruar rritje masive të rasteve, transmeton KOHA.
Në total, Brazili ka mbi gjashtë milionë të infektuar, mbi 171 mijë të vdekur dhe pesë milionë të shëruar.
Presidenti Bolsorano tutje ka thënë se qytetarëve brazilianë nuk do t’u kërkohet të vaksinohen.