Fjalë Kyçe

Presidenti i Ferizajit dëshiron transferimin e yjeve të Llapit

Presidenti i Ferizajit dëshiron transferimin e yjeve të Llapit

Ende pa përfunduar mirë edicioni 2018/19 i elitës së futbollit kosovar, disa skuadra kanë nisur të bëjnë lëvizjet e para për afatin kalimtar.

Njëri ndër këto klube është Ferizaj, që pritet të vendosë objektiva madhorë për edicionin e ardhshëm.

Klubi qëndron shumë mirë financiarisht dhe në krye me Bylbyl Sokolin, pritet të luftojë për Evropën në sezonin e ardhshëm.

“Gazeta Olle” ka raportuar se Sokoli ka kërkuar që të ketë në skuadër për edicionin e ri dy mesfushorët e Llapit, Mentor Zhdrellën dhe Behar Maliqin.

Thuhet se Ferizaj ka tentuar të fillojë negociatat me dy lojtarët, duke iu bërë me dije që nuk do të kursehet aspak financiarisht për t’i pasur në skuadër.

Tani topi kalon te dy lojtarët, që mbetet të shihet nëse do të vendosin ta lënë Llapin për t’iu bashkuar ish-trajnerit të tyre.

Zhdrella dhe Maliqi, mes mesfushorëve më të mirë në vitet e fundit në Kosovë, bartën barrën kryesore të lojës së llapjanëve këtë edicion.

Herën e kaluar ata ishin së bashku te Feronikeli, tani janë te Llapi, por a do të jenë edhe te Ferizaj?