Fjalë Kyçe

Presidenti i Feronikelit tregon pse ju nda medalja presidentit të Drenicës

Presidenti i Feronikelit tregon pse ju nda medalja presidentit të Drenicës

Një ngjarje e pazakontë ndodhi të dielën kur Feronikeli i shpallë kampion i Kosovës.

Në ceremoninë pas ndeshjes u nda medalje për presidentin e Drenicës, Ragip Veseli.

Më në fund në lidhje me këtë çështje ka folur vet presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, i cili ka zbuluar arsyen pse Veseli është nderuar me medalje.

“Është nda medalja për Veselin sepse ai ka qenë anëtar i Feronikelit më parë dhe për shkak të kontributit që ka dhënë për klubin më parë e kemi nderuar” ka thënë Ramaj.

Veseli ishte pjesë e bordit të Feronikelit para se të marr ta drejtojë KF Drenicën.