Fjalë Kyçe

Presidenti i FFK-së nga Gjermania flet për selektorin e ri

Presidenti i FFK-së nga Gjermania flet për selektorin e ri

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi gjendet në Gjermani.

Thuhet se atje ka shkuar për të takuar Felix Magath, për të cilin Express kishte raportuar me 13 tetor, vetëm një ore pas konferencës lamtumirëse të Bernard Challandes, se është favoriti kryesor për të marrë postin e përzgjedhësit.

I kontaktuar nga Express Ademi tha se akoma nuk e ka takuar Magathin në Gjermani, por se do ta takojë shumë shpejt për të arritur një marrëveshje eventuale që të marrë drejtimin e Kosovës.

“Nuk jam taku ende me të, është në listë, po pritet biseda”, deklaroi Ademi.

I pyetur për ndonjë emër tjetër, ai shtoi: “Nuk kam hala emra”, teksa konfirmoi se trajneri i ri do të vendoset më së largu javën e ardhshme.”

“Brenda një jave vendosim”, u përgjigj Ademi kur u pyet se kur do të bëhet Kosova me trajner të ri.