Fjalë Kyçe

Presidenti i FFK-së vjen me urime special për krijimin e ushtrisë së Kosovës

Presidenti i FFK-së vjen me urime special për krijimin e ushtrisë së Kosovës

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në emër të KE të FFK-së, ua ka uruar krijimin e Ushtrisë të gjithë familjeve të dëshmorëve, veteranëve, institucioneve shtetërore, ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha, komandatit të FSK-së, Rrahman Rama, gjithë fudbollistëve, zyrtarëve të klubeve, tifozëve, ish-ushtarëve të UÇK-së dhe opinionit të gjerë sportdashës.

Urimi i plotë i presidentit Agim Ademi

“Sot ishte një ditë e veçantë dhe historike për shtetin tonë. Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi ndryshimin e ligjit për FSK-në, duke e shndërruar atë në Ushtri të Kosovës. Ky vendim i ligjvënësve të vendit na ka gëzuar të gjithëve dhe është një tjetër hap i forcimit të shtetësisë, që njëherësh do t’i shërbejë paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë. Prandaj, në këtë ditë historike dua që në emër të KE të FFK-së t’i uroj të gjithë familjet e dëshmorëve, veteranët, institucionet shtetërore, ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha, komandatin e FSK-së, Rrahman Rama, si dhe të gjithë fudbollistët, zyrtarët e klubeve e tifozët ish-ushtarë të UÇK-së dhe opinionit të gjerë sportdashës. Zoti e bekoft Ushtrinë e Kosovës”.