Fjalë Kyçe

Presidenti i FIFA-s: Lojtarët që protestuan vrasjen e Floyd meritojnë duartrokitje, jo dënim

Presidenti i FIFA-s: Lojtarët që protestuan vrasjen e Floyd meritojnë duartrokitje, jo dënim

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, thotë se lojtarët e Bundesligës që u solidarizuan me protestat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vrasjen e George Floyd në fundjavë meritojnë të duartrokiten e jo të ndëshkohen.

Dy lojtarë të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho dhe Achraf Hakimi, si dhe mesfushori amerikan i Schalkes, Weston McKennie, kërkuan drejtësi për George Floyd, i cili vdiq javën e kaluar pasi një polic i bardhë në Minneapolis ia mbajti gjurin në qarë për gati nëntë minuta, transmeton Gazeta Express.

Edhe Marcus Thuram i Borussia Monchengladbachut u ul në një gju pasi shënoi, duke përsëritur veprimin e ish-lojtarit të NFL, Colin Kaepernick, i cili kishte ngjallur debat të madh në SHBA në vitin 2016 kur e kishte bërë këtë veprim si protestë ndaj racizmit.

Tre lojtarët e parë të lartpërmendur – Sancho, Hakimi dhe McKennie – janë duke u hetuar nga Trupi Kontrollues i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, pasi që rregullat e Bordit Ndërkombëtar të Shoqatave të Futbollit e kërkojnë një gjë të tillë.

Megjithatë, FIFA i ka udhëzuar Federatës të kenë konsideratë kur të vendosin nëse duhet t’i dënojnë lojtarët apo jo në këtë rast, përderisa Infantino i lavdëroi futbollistin që e bënë këtë hap.

“Për t’iu shmangur dyshimeve, në garat e FIFA-s, protestat e fundit të lojtarëve në Bundesligë do të meritonin duartrokitje e jo të dënohen”, ka thënë Infantino.

“Ne duhet t’i themi jo racizmit dhe çfarëdo forme të diskriminimit. Ne të gjithë duhet t’i themi jo dhunës, çfarëdo forme të dhunës.