Fjalë Kyçe

Presidenti i Lituanisë: Ndaluni, po shkatërroni atë që është e shenjtë për të gjithë sllavët

Presidenti i Lituanisë: Ndaluni, po shkatërroni atë që është e shenjtë për të gjithë sllavët

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, është lideri i fundit evropian që i kërkon popullit rus të ndalojë luftën duke thënë: “Edhe pse janë kryer shumë të këqija, nuk është vonë për të ndalur gjithë këtë”.

Ai tha: “Unë ju bëj thirrje nëna të ushtarëve që dërgohen të vdesin në Ukrainë. Ju bëj thirrje ushtarëve që po bëni luftë kush e di pse. Cili është kuptimi i kësaj lufte? Vetëm për shkak se dikush është ulur në një tavolinë, ka vizatuar një copë tokë në hartë që ai dëshiron të heqë? Një copë tokë që nuk i përkiste kurrë. Nuk i përket atij. Dhe nuk do t’i përkasë kurrë atij”.

Nauseda ka bërë thirrje të ndalohet sulmi teksa e quajti të tmerrshme çfarë po ndodhë në Ukrainë, raporton Guardian.

“Është e tmerrshme të shohësh se çfarë po ndodh. Është e tmerrshme të shohësh gra dhe fëmijë të vdesin. Kishat po shkatërrohen. Për çfarë po luftoni? Ju po shkatërroni atë që është e shenjtë për të gjithë sllavët. Djepi i Ortodoksisë.