Fjalë Kyçe

Presidenti i UEFA-s në pranverë viziton Kosovën

Presidenti i UEFA-s në pranverë viziton Kosovën

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, këtë të diel ka qëndruar për vizitë në shtëpinë e presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin.

Ademi bëri të ditur se Çeferin e ka pranuar ftesën e tij për ta vizituar Kosovën dhe një gjë të tillë do ta bëjë në pranverën e këtij viti.

“Ftesën time për ta vizituar Kosovën presidenti Çeferin e priti me kënaqësi, prandaj do të jetë nder dhe kënaqësi që në pranverë do ta kemi mysafir të parin e futbollit evropian dhe t’i inaugurojmë disa prej projekteve tona kapitale”, ka shkruar Ademi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.

Më tej, i pari i FFK-së tha se Çeferin u dha mbështetje ideve dhe projekteve të FFK-së, teksa sipas Ademit, i pari i UEFA-s e përgëzoi atë për strategjinë dhe udhëheqjen e federatës deri më 2026.

“Si gjithmonë ai u dha mbështetje të gjitha ideve dhe projekteve tona, teksa u shpreh i kënaqur e më përgëzoj për punën e bërë deri më tash dhe për strategjinë e udhëheqjes së FFK-së në periudhën 2022-2026, duke më inkurajuar që të vazhdoj me të njëjtin ritëm e vullnet pune”, ka shkruar Ademi,