Fjalë Kyçe

Presidenti i Unionit Evropian të Shahut, Zurab Azmaiparashvili, vizitoi KOK-un

Presidenti i Unionit Evropian të Shahut, Zurab Azmaiparashvili, vizitoi KOK-un

Presidenti i Unionit Evropian të Shahut, Zurab Azmaiparashvili, ka vizituar të martën Komitetin Olimpik të Kosovës, ku është pritur nga nënpresidenti i KOK-ut, Gazmend Maxhuni, shkruan GazetaAlo

Azmaiparashvilli shoqërohej nga kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Nysret Avdiu, si dhe mjeshtëri i shahut nga Shqipëria, Erald Dervishi.

Nënpresidenti Maxhuni i uroi mirëseardhje në Kosovë të parit të Unionit Evropian të Shahut, duke e falënderuar njëkohësisht për mbështetjen dhënë FSHK-s.

Nënpresidenti Maxhuni e njoftoi presidentin Azmaiparashvili, me përkrahjen e vazhdueshme që komuniteti i Shahut ka nga KOK-u përmes organizimit të kurseve për administratorë, si dhe formave tjera.

Presidenti Azmairapashvili, që vije nga Gjeorgjia u shpreh falënderues për pritjen, derisa kërkoi që KOK të vazhdojë mbështetjen për Federatën e Shahut të Kosovës.

Të dy palët biseduan edhe për çështje tjera në interes të komunitetit të shahut në Kosovë./Gazeta Alo.