Presidenti i Iranit,Hassan Rouhani bëri një deklaratë befasuese kur tha se 25 milionë iranianë janë infektuar me koronavirus, një shifër që është shumë më e lartë se numri zyrtar 271,000 dhe tejkalon rastet aktuale të konfirmuara globalisht.
Shifrat, sipas Rouhanit, mbështeten në një raport të ri të Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk detajoi pse ekzistonte një mospërputhje e tillë.
Presidenti tha gjithashtu se 35 milion njerëz të tjerë “do të jenë në rrezik”.
Kujtojmë se Irani ka një popullsi prej më shumë se 80 milionë banorë.
“Vlerësimi ynë është se deri tani 25 milion iranianë janë infektuar me këtë virus dhe rreth 14,000 kanë humbur jetën e tyre të dashur,” tha Rouhani në një fjalim televiziv.
Numri zyrtar i rasteve të konfirmuara në Iran është 271.606, sipas të dhënave të Johns Hopkins, duke i vendosur ato në 10 vendet e para më të goditura.
Kujtojmë se në nivel global, ka më shumë se 14 milionë raste të konfirmuara./abcnews.