Fjalë Kyçe

Presidenti Thaçi: Ajo që ndodhi të premten, ndërmarrja më serioze diplomatike e SHBA-së në dy dekadat e fundit

Presidenti Thaçi: Ajo që ndodhi të premten, ndërmarrja më serioze diplomatike e SHBA-së në dy dekadat e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur si ndërmarrjen më serioze diplomatike nga ana e SHBA-së, atë që ndodhi të premten e kaluar në Washington.

Për zotimet që pala kosovare dhe ajo serbe i dhanë ndaj SHBA-së për çështje të caktuara, Thaçi meritat ia adresoi presidentit amerikan Donald Trump dhe emisarit special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

“Javën e kaluar ishte një konfirmim tjetër i përkushtimit të presidentit amerikan Trump për Kosovën. Me përkushtimin e emisarit special Richard Grenell, të premten e kaluar arritën të formalizohen këto përpjekje. Kjo ishte ndërmarrja diplomatike më serioze në këto dy dekada për Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtij procesi shumë të vështirë, hasëm në pengesa, akuza e konspiracione nga shumë anë, por formalizimin e marrëveshjes, të gjitha këto u treguan të rrejshme dhe paragjykuese”, ka thënë presidenti Thaçi.