Fjalë Kyçe

Presidenti Thaçi falë të burgosurit (dokument)

Presidenti Thaçi falë të burgosurit (dokument)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një dekreti ka falur tre persona të dënuar për vepra të ndryshme penale, shkruan kallxo.com.

Personave të dënuar që i është falur dënimi janë:

Granit Paçarizi i cili ishte duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. Këtij të fundit i janë falur 1 vit.

Nazmi Mujota i cili po mbante vuajtjen e dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe i janë falur dy vite dënim me burg.

Arlind Latifi i cili po mbante dënimin në Qendrën Korretuese të Smrekonicës i janë falur gjashtë muaj.

Dekreti i Presidentit Thaçi mban datën e 27 nëntorit të vitit 2019.

“Ngarkohet Ministria e Drejtësisë të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti”, thuhet në po të njëjtin dekret.