Fjalë Kyçe

Kurti refuzon ftesën, sot nuk takohet me Thaçin

Kurti refuzon ftesën, sot nuk takohet me Thaçin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka refuzuar sot ta takojë Presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Në një përgjigjie për Klan Kosovën, zyra e Vetëvendosjes për marrëdhënie me publikun thotë se Kurti e ka të pamundur takimin e sotëm me Thaçin pasi gjendet jashtë Prishtinës.

”Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takojë Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”.


Presidenti Thaçi fton Kurtin për caktimin e mandatarit

Presidenti Hashim Thaçi ka ftuar zyrtarisht liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet sot në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës.

“Ju ftoj që të merrni pjesë në takim konsultativ për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë. Në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Kosovës do të ndërmarrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë”, thuhet në ftesën e Thaçit dërguar Kurtit.