Fjalë Kyçe

Presidenti Trump heq maskën dhe i drejtohet kombit amerikan

Presidenti Trump heq maskën dhe i drejtohet kombit amerikan

Presidenti amerikan, Donald Trump, iu drejtua të shtunën popullit pasi u bë e ditur se u shërua nga koronavirusi.

Nga ballkoni i Shtëpisë së Bardhë, Trumpi njoftoi se është kuruar dhe se “një vaksinë kundër COVID-19 është thuajse gati”.

Turmës përballë tij, u tha se “po ndjehet mirë”, porse presidenti amerikan hoqi tërësisht maskën.

Takimi i së shtunës në Shtëpinë e Bardhë është zyrtarisht një ngjarje presidenciale, sesa një fushatë, raporton CNN.

Presidenti amerikan gjithashtu i tha turmës se po planifikon të marrë pjesë në një “tubim të madh” në Florida të hënën. Florida është një shtet fushëbetejë në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Sondazhet e deritashme tregojnë se kundërkandidati Joe Biden është në epërsi.

Sidoqoftë zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, që do të mbahen më 3 nëntor, përcaktohen në praktikë në shtetet kryesore ku të dy kandidatët kanë shans për të fituar, sesa nga numri i përgjithshëm i votave të fituara.