Fjalë Kyçe

Presidenti ukrainas del sërish para mediave: Adreson kërkesa ndaj Gjermanisë dhe Hungarisë

Presidenti ukrainas del sërish para mediave: Adreson kërkesa ndaj Gjermanisë dhe Hungarisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka insistuar këtë mëngjes se forcat e brendshme janë në kontroll të Kievit, pavarësisht raporteve për luftime gjatë natës.

Në një video-adresim, Zelenskyy shtoi se Ukraina ka nën kontroll “pikat kyçe rreth qytetit”.

Ai shtoi se populli ukrainas ka “fituar të drejtën” për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ky do të ishte një “moment kyç i mbështetjes”, raporton “Sky-News”, transmeton lajmi.net.

Zelenskyy, i cili mendohet se është ende në Kiev, shtoi se ai shpreson që Hungaria dhe Gjermania “të kenë guximin” të bojkotojnë përdorimin e sistemit të mesazheve ndërbankare SËIFT nga Rusia.

Ai e përfundoi deklaratën e tij me një thirrje për armë, duke shtuar: “Duhet ta ndalojmë këtë luftë, mund të jetojmë në paqe”.