Fjalë Kyçe

Presidentja Osmani e dorëzon flamurin për ekipin olimpik

Presidentja Osmani e dorëzon flamurin për ekipin olimpik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ua ka dorëzuar flamurin ekipit olimpik që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Lojërat Olimpike dimërore do të zhvillohen në tre provinca të Kinës, respektivisht në Pekin, Yanqing, dhe Zhangjiakou, dhe fillojnë nga data 4 deri më datën 20 shkurt.

Kosova do të marrë pjesë me dy garues në këto Lojëra Olimpike Dimërore, shkruan Express.

Për herë të parë Kosova do të ketë dy sportistë të cilët do të garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore. Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu do të jenë dy skitarët që do ta përfaqësojnë Kosovën.

Kjo është hera e dytë për Tahirin, kurse e para për Kryeziun.