Gazeta Express04/06/2021 16:30
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Osmani në takim me ministrin grek deklaroi se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve, do të kontribuonte në zhvillimin e rajonit.
“Lëmoshëkërkuesit”, ndalohen 23 persona
“Sot prita ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë @NikosDendias dhe përsërita se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Greqisë do të kontribuonte në zhvillimin e rajonit tonë dhe për paqen e qëndrueshme. Pres që të forcojmë edhe më tej lidhjet dypalëshe në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani në një postim në “Twitter”.